Sport

Busquets largohet nga Barcelona pas 15 vjetësh karrierë

Gazeta10
10 Maj 2023 - 16:04

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke zgjedhur fjalët më të mira në një video të publikuar në faqen zyrtare.

34-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka vendosur të mbyllë një nga karrierat më të lavdishme të Barcelonës në histori, duke fituar gjithçka të mundshme në shumë raste.

Në një mesazh tw publikuar përmes mediave sociale të klubit, Busquets shpjegoi se kishte ardhur koha për të thënë lamtumirë, duke falënderuar të gjithë njerëzit gjatë rrugës që i kanë kaluar kohën në klub.

“Koha ka ardhur të njoftojë se ky do të jetë stinori im i fundit me Barcelonën. Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Që kur isha fëmijë, duke ardhur në ndeshje apo duke shikuar ndeshjet në televizor, gjithmonë kam ëndërruar të luajë me këtë fanellë dhe në këtë stadium. Dhe realiteti tejkaloi gjitha ëndrrat e mia”, tha Busquets.

Busquets ka thënë se vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk ka qenë fare i lehtw.

“Ka qenë nder dhe ëndërr, burim krenarie të mbroja dhe të përfaqësoja këtë stemë për shumë vjet. Por, çdo fillim ka edhe një përfundim. Dhe ndonëse nuk është një vendim i lehtë, mendoj se ka ardhur koha. Dua të falënderojë gjithë njerëzit që e bënë gjithë këtë të mundur, nga dita e parë deri në ditën e fundit.

Spanjolli ka fituar gjithçka që mundet me klubin katalonas. Ai ka fituar 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 8 tituj të La Ligas, 3 Superkupa të UEFA-s, 7 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.