Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Butrint Imeri paralajmëron projektin e ri “Kallma cigaren”

Gazeta10
19 December 2022 - 9:49

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri po vazhdon të jetë një ndër emrat më të sukseshëm dhe më aktiv të estradës.

Autori i “Dujem” krahas angazhimeve me koncerte dhe mbrëmje muzikore po punon edhe për projekte të reja.

Ndërsa këngëtari ka njoftuar fansat se është drejt finalizimit të një këngë të re duke ndarë edhe një pjesë të shkurtër të saj.

Përmes  rrjeteve sociale, Butrinit ka shkëputur pjesë nga kënga “Kallma cigare” që tashmë është bërë virale në TikTok.

Ndërkaq, së fundmi, ai ka zbuluar se fansat nuk do të presin shumë gjatë pasi projekti pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme.

“Kallma cigaren xhan, shihem javën tjetër me këtë mega projekt”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e postimit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.