
Institucionet e Kosovës kanë parashikuar të shpenzojnë mbi 10 milionë euro për furnizim me vetura me qira për trupa inspektuese.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) është duke udhëhequr procesin e prokurimit për furnizim me vetura dhe tenderi është i ndarë në 6 lote.
Sipas njoftimit paraprak nga KRPP përmes këtij aktiviteti të prokurimit është paraparë të merren me qira 685 vetura.
Vlera e saktë e parashikuar për këto automjete është 10 milionë e 559 mijë euro.
Buxheti i shtetit do të paguajë për një veturë me qera nga 250 deri në 370 euro. /GAZETA10/


