Një vetaksident ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në fshatin Besi.
Si pasojë, vetura ka përfunduar jashtë rrugës, në një kanal.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
