
Para takimit të nivelit të lartë, dy diplomatët euro-amerikanë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e ai i posaçmi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në Prishtinë e Beograd pritet të kërkojnë disa hapa fillestar nga krerët e dy shteteve.
E, pas takimit Kurti-Vuçiq, njohësi i çështjeve politike në vend Serb Bytyçi, thotë se do të ketë pajtim edhe për hapat tjera të procesit të dialogut, transmeton Gazeta10.
Bytyçi në Info10 në Kanal10 tha se aty do të vendoset nëse katër komunat e veriut do të shkojnë sërish në zgjedhje.
“Shumëçka varet nga takimet e ardhshme. Ku mbetet të shihet se a do të ketë pajtim se a do të ketë sërish në zgjedhje. Ajo do ta përfshijë edhe pjesëmarrjen e Listës Serbe e që s’do të ketë ndikim te qytetarët.”, deklaroi Bytyçi. /Gazeta10