
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka sqaruar skenaret e mundshme që mund të çojnë Lëvizjen Vetëvendosje në 50 deputetë.
Sipas Cakollit, Lëvizja Vetëvendosje nëse fiton edhe 5 deputetë mund të sillet deri në 50%.
“Jo nuk ka aktualisht ndonjë variant në të cilin LVV merr 5 deputetë përveç nëse fiton 80-90. Nëse bazohemi në tri skenare bazë në zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë, pra sillet deri në 50%. Atëherë maksimalisht do të marrë një mandat shtesë”, ka thënë Cakolli.
Tutje, ai ka theksuar se votat e diasporës mund të ndërrojnë rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nëse LVV merr deri në 60% të votave të disporës, votat me kusht ndjekin trendin e njëjtë sikur ato që janë në vendvotime të rregullta dhe ato nuk janë relevante, por nëse merr 60% të votave jashtë vendit do të ketë 49 deputetë”, ka deklaruar ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Cakolli ka theksuar se nëse LVV arrin deri në 75% të votave jashtë vendit, atëherë ka mundësi të arrijë 50-51 deputetë. /Gazeta10/