Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Calhanoglu: Ndihem mesfushori më i fortë në Evropë

Gazeta10
04 June 2024 - 17:12

Në prag të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Italia dhe Turqia do të zhvillojnë një ndeshje miqësore këtë të martë në mbrëmje.

Ndërsa ka folur për mediet përpara miqësores, mesfushori turk i Inter-it, Hakan Çalhanoglu deklaroi se ai mendon që në pozicionin ku luan është futbollisti më i mirë në Europë.

“Siç e kam thënë shumë herë, ndihem më i miri në Evropë. E di mirë që ka shumë kampionë, megjithatë jam duke u përmirësuar dhe duke u rritur shumë“-tha fillimisht ai.

Sa i përket Italisë dhe si e sheh ai këtë këtë skuadër në EURO 2024, futbollisti turk theksoi se është shumë e fortë dhe se kjo miqësore do të jetë një sfidë e vërtetë për Kombëtaren e vendit të tij.

“Italia është e fortë, fitoi Europianin e fundit. Janë 5-6 nga shokët e mi që luajnë atje, siç tha me të drejtë Spalletti, është një avantazh sepse ata luajnë gjithmonë bashkë. Megjithatë ka edhe lojtarë të tjerë të fortë, do të jetë një test i mirë për ne”-deklaroi Çalhanoglu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.