Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Camaj për inaugurimin e Trumpit: Fuqizimin e Amerikës do ta ketë në rend të parë!

Gazeta10
20 January 2025 - 20:30

Pashko Camaj, sekretar i Federatës “Vatra”, ka komentuar inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Camaj ka thënë se në fjalimin aktual të Trumpit është vërejtur një lloj zbutjeje në të shprehur, ndryshe nga fjalimi që e kishte pasur në mandatin e kaluar.

“Duke e krahasuar me Trumpin një, duket një lloj zbutje edhe në mënyrën se si reagon edhe si flet. Edhe mënyra e paraqitjes së problemeve, e ka ai atë retorikën që është unike trampiste”, ka thënë Camaj.

Sipas Camajt, Donalt Trump do të ketë në rend të parë fuqizimin e Amerikës.

“Platforma kryesore e Donald Trump është Amerika së pari, e kemi pare në zgjedhje dhe fuqizimi i Amerikës”, ka thënë Camaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, presidenti i sapobetuar i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do ta vendosë Amerikën në vend të parë.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.