
Ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Kanal10, ka folur për Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Cana në këtë intervistë ka folur për eksperiencën e tij në EURO 2016, ku tha se në atë kohë ka qenë kombëtarja e gjithë shqiptarëve. “Shqipëria në kohën kur ishim në EURO 2016 ka qenë kombëtarja e të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat.
“Në atë kohë Kosova nuk ishte anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe ne kishim mundësinë e zgjedhjes së shqiptarëve nga të gjitha trevat. Ne treguam se të bashkuar mund të arrijmë gjëra të mëdha. Eksperienca në EURO ka qenë një ndër më të bukurat në karrierën time si futbollist”.