Ish-diplomati, Blerim Canaj në emisionin “POLITIKO” ka folur rreth çështjes së formimit të Asociacionit duke thënë se për të themeluar Kurti një të tillë duhet të dal jashtë vetës.
Canaj ka thënë se Kurti çdo ditë kur ec sheshit të Prishtinës i sheh tre emra të burrave që janës vrarë në protesta duke kundërshtuar themelimin e Asociacionit dhe se normalisht që ka presion për ta themeluar atë.
“Neve nocioni Asociacioni na përcjell qysh herët qysh nga plani i Atisaarit, dikush do ta nënshkruaj sepse dikush duhet ta nënshkruaj. Nëse flasim për presionin, për Kurtin është presion, sepse për ta bërë Asociacionin Albin Kurti duhet ta kalojë vetveten. Mos të harrojmë gjithë ato protesta që janë bërë kundër Asociacionit, mos të harrojmë se po të ecësh sheshit nga Qeveria deri të “Zahir Pajaziti” i kemi tre emra, tre djemëve që janë vra protestave për Asociacionin. Pra është presion për Kurtin se detyrohet ta tejkaloj vetvetën për diçka që e ka kundërshtuar me ngulmim.”, ka thënë Canaj.
Ndryshe ka thënë se takimin e 31 janarit e sheh si parapërgatitje përfundimtare për Asociacionin./Gazeta10