Politiko

Cani në ‘Politiko’: Koalicioni qeverisës në Gjermani është prishur

Gazeta10
06 Nëntor 2024 - 22:09

Gazetari i DW, Bahri Cani në një linjë direkte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka bërë të ditur se koalicioni qeverisës në Gjermani në mes të Partisë Socialdemokrate (SPD) të kancelarit Olaf Scholz dhe Partisë Demokratike të Lirë (FDP) është prishur.

“Koalicioni qeverisës në Gjermani më prej këtij moment nuk ekziston në formën e deritanishme. Koaliconi është prishur me kancelarin Olaf Scholz”, ka thënë Cani.

Megjithatë, Cani ka theksuar se prishja e koalicioneve ka ndodhur për shkak të përçarjeve që kanë pasur të dy partitë për çështje të ndryshme.

“Mes tyre ekzistojnë përçarje të ndryshme për të gjitha çështjet në Gjermani”, ka theksuar Cani në ‘Politiko’./Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.