Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Cardi B dhuron 100 mijë dollarë për shkollën ku mori dijet e para

Gazeta10
14 September 2022 - 14:17

Ndërsa të gjithë fëmijët u kthyen në bankat e shkollës, disa nxënës në Bronx morën një surprizë të veçantë nga reperja Cardi B.

29-vjeçarja u kthye në IS 232 në lagjen Morris Heights të Brooklyn, ku ndoqi shkollën fillore. Ajo jo vetëm që i befasoi nxënësit me vizitën e saj por gjithashtu i dhuroi shkollës 100 mijë dollarë.

Ajo reflektoi për kohën e saj në shkollë: “Shumë mësues ishin të ashpër me mua. Isha si një fëmijë i prapë, por shumë e veçantë për shumë prej këtyre mësuesve dhe i mbaj ende në zemrën time.”

Ndonëse vizita ishte planifikuar, shuma që dhuroi ishte një befasi, sipas Departamentit të Arsimit të Nju Jorkut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.