
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Islandë.
Pamjet tregojnë një çarje të madhe të tokës në qytetin Grindavik të këtij shteti, raporton Gazeta10.
Rrugë dhe trotuar të shkaktuar dhe një avull që del nga toka, shfaqin pamjet e frikshme që vijnë nga ky vend skandinav.
Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë për të parë nga afër se çfarë po ndodh.
Në vend të ngjarjes shihen ekipet e zjarrfikësve dhe policisë të cilat kanë vendosur shirita afër rrugës që shihet plotësisht e shkatërruar. /Gazeta10/