Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Casado lë grumbullimin me Spanjën, mund të humbasë sezonin

Gazeta10
17 March 2025 - 11:53

Për mesfushorin e Barcelonës, Marc Casado, duket se ka përfunduar sezoni për të.

Casado, pësoi një çarje të ligamentit të gjurit në ndeshjen ndaj Atleticos dhe si pasojë e kësaj mund të jetë jashtë fushës së blertë për rreth dy muaj.

Lojtari, ishte po ashtu në listën e De La Fuentes për çerekfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Holandës, por detyrohet të lë grumbullimin dhe pritet t’u nënshtrohet edhe disa testeve.

Gjatë këtij sezoni, Casado ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, ku bëri 36 paraqitje dhe shënoi 1 gol dhe 6 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.