Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çdo fund ka marrë fund” – Baraliu për ngërçin politik

Gazeta10
22 July 2026 - 19:27

Njohësi i çështjeve kushtetuese dhe politike, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se partitë opozitare dhe lidershipet e tyre duhet të tregojnë më shumë interesim për tejkalimin e ngërçit politik dhe funksionalizimin e institucioneve.

Sipas Baraliut, angazhimi për krijimin e institucioneve funksionale nuk duhet të shihet si dobësi apo mangësi politike, por si përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të fundit duhet të shërbejë si një leksion për të gjitha subjektet politike.

“Çdo fund ka marrë fund”, ka deklaruar Baraliu, duke theksuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe se subjektet politike janë faktorët kryesorë që duhet të sigurojnë këtë përmes bashkëpunimit dhe koordinimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.