Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Çeku reagon për letrën e Federatës së Futbollit të Serbisë drejtuar UEFA-s

Gazeta10
11 April 2023 - 13:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër për letrën e federatës së sportit të Serbisë dërguar UEFA-s.

Federata e Futbollit të Serbisë të hënën i kishte dërguar letër UEFA-s lidhur me aktivitetet ilegale serbe të futbollit në Kosovë.

Serbët pretendojnë se institucionet në Kosovë po ushtrojnë presion ndaj zyrtarëve te klubeve serbe, dhe po kërcënojnë me arrestim e burgim.

Ministri Çeku e ka quajtur këtë letër si shtrembërim te realitetit dhe se Kosova nuk do të tolerojë aktivitete ilegale që shkelin rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Serbia vazhdon me veprime dëmtuese ndaj Kosovës, në shkelje të plotë me mirëbesimin si bazë e marrëveshjes së fundit në procesin e dialogut. Letra e Federatës së Futbollit të Serbisë drejtuar Presidentit të UEFA-së, përveç shtrembërimit të realitetit, përdor edhe gjuhë fyese. Për vite, federatat e sportit të Serbisë kanë organizuar aktivitet paralel dhe ilegal si pjesë e kampionateve të tyre zyrtare në zona të caktuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA dhe FIFA. U bëjmë thirrje të gjitha klubeve të sportit të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në postimin e Çekut.

Ditë më parë Federata e Futbollit të Kosovës ndaloi aktivitetet serbe në futboll në territorin e Kosovës, pasi ato ishin ilegale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.