Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çeku: Trashëgimia kulturore e sportive – burim i të hyrave ekonomike

Gazeta10
12 December 2022 - 23:55

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar në Prime Time se përgjatë gati dy vite qeverisje, është arritur të konolidohet trashëgimia kulturore e Kosovë.

Sipas ministrit, me theks të veçantë, Kalaja e Prizrenit si dhe qyteti i Ulpianës, do të shndërrohen në burim të të ardhurave ekonomike, shkruan Gazeta10.

‘Puna më e madhe është bërë në konsolidimin e trashëgimisë. Sot kemi më pak raste të rrënimit të trashëgimisë së monumenteve. Po i marrim të gjitha masat për konsolidim. Funksionalizimi, tashmë është sfidë e jona e radhës. Po punojmë në modele të menaxhimit. Kalaja e Prizrenit tash për herë të parë e ka njësinë e vet menaxhuese, Kalaja tash do të shndërrohet në lloj burimi i të hyrave për buxhetin. E dyta është Ulpiana, jemi në fund të hartimit të planit të Ulpianës, që për kah turzimi i trashegimisë, është një prej atraksioneve më të mëdha të vendit tonë’, ka pohuar ministri Çeku në Prime Time.

Çeku ka shtuar se qasja e dikasterit që drejton, është komplet ndryshe, për dallim nga ato të kaluarat që sipas tij, janë marrë vetëm me subvencione.

“Duke e mbrojtur trashëgimin, këto asete do t’i shndërrojmë në burimeve ekonomike për vendin tonë. Trashëgimia, kultura e sporti janë asete të vendit tonë. Më pak se dy vite, kemi arritur që këtë Ministri e kemi shndërruar nga një institucion që është marrë kryesisht me dhënien e subvencioneve për këto kategori. Tani qasja është komplet ndryshe”, tha Çeku në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.