
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Bersant Celina janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.
Dardanët arritën sot në Belfast, ku edhe do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Mesfushori i Dardanëve, Celina ka thënë se është kënaqësi të luash në Mbretërinë e Bashkuar dhe se do të japin maksimumin.
“Jam i lumtur që po kthehem në Britaninë e Madhe për të ndeshje futbolli. Ashtu si unë edhe për gjithë ekipi kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim. Ne jemi të kënaqur që luajë ndeshje të tilla dhe do të japim maksimumin tonë” ka thënë Celina.