
Jeton Zogjani, në emisionin “Adresa”, ka komentuar zhvillimet politike dhe garën zgjedhore, duke deklaruar se gara aktuale është e pabarabartë.
Sipas tij, njëra palë po hyn në zgjedhje me avantazh të madh financiar, gjë që e bën rezultatin pothuajse të parashikueshëm.
“Gara është e pabarabartë. Nuk mundesh me hy në garë me një njeri që shpërndan 50 deri në 60 milionë euro dhe vazhdon ende”, deklaroi Zogjani.
Ai tha se fituesi i zgjedhjeve të 7 qershorit, sipas tij, tashmë është i pakontestueshëm, duke shtuar se pushteti dhe mjetet financiare po ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat.
Zogjani kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të qeverisë, duke lënë të kuptohet se gara politike nuk po zhvillohet në kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.