Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Çfarë guximi i madh ka qenë për Thaçin” – Çitaku: Populli, lumturinë do t’a gjejë edhe në Kosovë

Gazeta10
19 September 2023 - 23:38

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka folur edhe për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas saj ishte ëndërr për Thaçin që në kohët e vjetra të jetonte në liri, raporton Gazeta10.

“Imagjinoje çfarë ëndrre e madhe ka qenë për gjeneratën e Hashim Thaçit e Kadri Veselit kur kanë qenë në moshë shumë të re me ëndërru idenë e lirisë, guxim i jashtëzakonshëm, e për më tepër mos me lënë vetëm ëndërr por edhe me vepru për të”, tha nënkryetarja e PDK-së.

Gjatë bisedës në studio ajo u ndërlidh edhe me përgjigjet e telefonatave të cilët dëshironin të largoheshin nga Kosova, e ku Çitaku tha se populli do ta gjejë lumturinë në Kosovë.

“Secili njeri e ka të drejtën e tij ta kërkojnë lumturinë në mënyrën e vet, por unë po shpresojë se shumë njerëz në të ardhmën kanë me fillu me besu që lumturinë e tyre munden me realizu edhe në Kosovë”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.