Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë mesazhe la Lajçaku sot?/ Kur do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorve

Gazeta10
10 October 2024 - 22:53

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Bislimi tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me të dërguarin special të BE-së, Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Bislimi.

Ndërsa, Emisari Special i BE-së në “X”, shkroi se ishte një takim i dobishëm, ku diskutuan në detaje zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve sot në Vjenë. Ne diskutuam në detaje zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajcak në X.

Por, ss Bislimi e as Lajçaku nuk dhanë ndonjë detaj më tepër se kur pritet të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.