Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Çfarë mund të bëjmë për ju” – Osmani shpalos detaje nga takimi me presidentin e ShBA-ve, Donald Trump

Gazeta10
22 May 2026 - 21:54

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpalosur detaje nga një bisedë që është zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e raporteve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë në Kanal10, Osmani tha se për Kosovën është jetike që presidenti i saj të ketë afërsi dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, si aleat strategjik dhe ekzistencial.

Ajo tregoi se në një takim me sekretarin Marco Rubio është përmendur edhe një pyetje e dërguar nga Trump për Vjosa Osmanin.

Osmani tha se përgjigjja e saj ka qenë e fokusuar vetëm në interesin e Kosovës, duke përfshirë çështje si NATO, njohjet ndërkombëtare, investimet dhe mbrojtja e kufijve.

“Për Kosovën është e rëndësishme që presidenti i saj pavarësisht kush është të këtë këtë llojë afërsie me presidentin e SHBA-ve me aleatin tonë strategjik ekzistencial dhe për më tepër ta bëjë atë që e kam bërë unë, ta operacionalizojë tërë këtë relacion vetëm dhe vetëm në interes të Republikës së Kosovës, unë kur jam ulur me sekretarin Rubio fjalia e parë që ma ka thënë zonja presidente unë sapo erdha na shtëpia e bardhë dhe pyetja e presidentit Trump për ju është çfarë mund të bëjmë ne për ju zonja presidente dhe përgjigjja ime ka qenë nga A deri në Zh vetëm për Republikën e Kosovës dhe asnjë kërkesë për vetëm time, nga çështja e antarësimit në NATO tek përmbyllja e procesit të njohjeve, tek investimet masive në sektorin e teknologjisë informative dhe në fushat e tjera, tek çështja e mbrojtjes së kufijëve, dhe me këtë takim kam arritur që me nënshkrim të presidentit të SHBA-së, dhe me letrën që ma ka dërguar mua si president, që askush nuk guxon t’i prekë kufijtë e Kosovës dhe SHBA-të janë mbështetsi më i fuqishëm i sovranitetit dhe integritetit evropian”, tha ajo në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.