Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë ndodhi me policinë e hixhabit në Iran?

Gazeta10
02 July 2026 - 8:22

Në pamje të parë, rruga Valiasr – qendra kulturore dhe tregtare e Teheranit – duket si çdo rrugë tjetër e zakonshme. Por, ajo që nuk shihet, është ajo që përbën ndryshimin më të madh.

Gratë ecin nëpër qytet me bluza pa mëngë, fustane me mëngë të shkurtra, pantallona të gjera apo xhinse të ngushta.

Disa mbajnë shami në kokë me dëshirën e tyre, ndërsa shumë të tjera jo.

Kafenetë janë plot, trafiku është i rënduar.

Askush nuk duket se i vëzhgon apo i kushton vëmendje mënyrës se si janë veshur.

Pikërisht kjo është ajo që bie më shumë në sy.

Patrullat dikur të frikshme, që kontrollonin veshjen e grave nga koka te këmbët, pothuajse janë zhdukur nga rrugët.

Rregullat për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit mbeten ende në fuqi, por zbatimi i tyre është zbutur dukshëm në qytetet kryesore të Iranit, të cilat më parë ishin arenë përballjesh mes grave që protestonin për liri dhe të ashtuquajturës “polici e moralit”.

“Nuk kam parë patrulla të hixhabit prej shumë kohësh”, thotë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë një banore e Teheranit, rreth të 30-ave, e cila foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

“Sot, gratë vishen si të duan”, thotë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.