
Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin “Politiko”, ka komentuar arritjen e një marrëveshje gjysmë-finale mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Canaj, ka thënë se Kurti duhet të paraqesë një draft të përpiluar nga ekspertë dhe të tregojë se çfarë dëshiron të marr e çfarë të jap, por duke theksuar se të pamundshëm është e vështirë ta marrim.
“Gjithë thanë që do të bëhet. Çka mundemi na me kërku është me hek Serbia prej Kushtetuese së vet Kosovën, që pastaj të i ratifikoj marrëveshjet edhe në Kuvend. Ndoshta do të na heqet status quo dhe nuk do të sanksionohemi. Me vetë faktin që po flasim për këtë që sa vite, ne jemi në status quo. Ne e dimë që është çështja merr dhe jep. Kurti duhet ta bëj një grup ekspertëve dhe një draft dhe pastaj se si do të gjendet ai në tavolinën e negociatorëve, çka dëshiron të merr, natyrisht atë të mundshmen sepse të pamundshmen është vështirë ta marrim.”, ka thënë Canaj./Gazeta10