
Chelsea është duke punuar në transferimet e reja për edicionin e ri.
“Blutë e Londrës” edicionin e kaluar nuk kaluan një periudhë të suksesshme pasi përfunduan për pozitën e 12-të në tabelë në Premierligë dhe edicionin e ardhshëm do të jenë jashtë garave evropiane.
Ekipi londinez është duke punuar në afatin kalimtar veror dhe sipas raportimeve të fundit ata kanë arritur marrëveshje personale me mesfushorin e talentuar, Moises Caicedo.
Caicedo pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino i cili e dëshiron atë me çdo kusht në ekipin e tij.
21-vjeçari në edicionin e kaluar me Brightonin zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, prej të cilave realizoi një gol dhe dhuroi një asistim.
Ekuadoriani ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është 75 milionë euro.
Në garë për transferimin e mesfushorit 21-vjeçar është edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United, teksa për shërbimet e tij Brightoni kërkon të paktën 80 milionë euro.