Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea dhe PSG-ja në garë për sulmuesin e Manchester Cityt

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 20:00

 Skuadra e Chelseat është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez.


Siç raportohet në mediat e huaja, Alvarezi kërkon më shumë minuta dhe tashmë ka vendosur të largohet nga “Etihad”.

Blutë e Londrës kanë nevojë për një sulmues, me trajnerin e tyre të ri, Enzo Maresca i cili pëlqen shumë lojën e sulmuesit të Manchester Cityt.

Chelsea duhet ta mposhtë PSG-në për blerjen e Alvarezit, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028.

Alvarezi gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 36 ndeshje (jo të gjitha nga minuta e parë), shënoi 11 gola dhe bëri 9 asiste.

Vlera e tij sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 90 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.