Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea do të tentojë transferimin e Osimhen në janar

Gazeta10
17 September 2024 - 14:01

Victor Osimhen mund të ndërrojë ambient në merkaton e janarit.

 

Sulmuesi nigerian është aktualisht i huazuar te Galatasaray në Turqi, kjo pasi Napoli e përjashtoi atë nga ekipi.

 

Chelsea synonte transferimin e tij edhe gjatë verës, por që nuk gjetën akordin me skuadrën e Napolit.

 

“Blutë e Londrës” do të synojnë sërish transferimin e tij në merkaton e janarit, raportojnë mediat angleze.

 

Ky operacion pritet t’i kushtojë Chelseat rreth 100 milionë euro.

 

Kontrata e Osimhen me Napolin skadon në qershor të vitit 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.