Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e interesuar për shërbimet e Mamardashvilit                                               

Gazeta10
17 April 2023 - 12:47

Chelsea ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e portjerit të Valencias, Giorgi Mamardashvili.

Klubi londinez dëshiron të bëjë ndryshimë në  pozitën e portjerit këtë verë, me Edouard Mendyn i cili pritet të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit në kërkim të një aventure të re.

Emra të ndryshëm janë diskutuar në ambientet e brendshme të klubit dhe Mamardashvili është njëri nga ta, ndonëse Chelsea nuk është klubi i vetëm i interesuar për 22-vjeçarin, pasi që edhe klube tjera si Tottenham e Leicester City po e ndjekin nga afër atë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea janë të informuar rreth situatës së Mamardashvilit, por klubet ende nuk kanë hyrë në bisedime të avancuara.

Arsyeja kryesore pse Chelsea nuk e ka bërë këtë mendohet të jetë për faktin se klubi momentalisht nuk është në dijeni se kush do të jetë menaxheri i ardhshëm.

Trajneri që do të zbarkojë në Londër mund të ketë preferenca të tjera për pozitën e portjerit, prandaj ata kanë preferuar që të presin edhe pak kohë.

Mamardashvili këtë sezon është paraqitur në 33 ndeshje me Valencian, ku ka arritur ta mbajë portën e pastër në 7 prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.