Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea hyn në garë për shërbimet e Ugartes

Gazeta10
26 May 2023 - 11:41

Chelsea është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit uruguajan, Manuel Ugarte.

Siç raportohet klubi londinez e ka njoftuar Sporting Lisbonën se ata janë të gatshëm të paguajnë kluazolën e lirimit prej 52 milionë eurosh, për ta mposhtur Parisin për

nënshkrimin e tij.

Ugarte ka impresionuar me paraqitjet e tij me fanellën e Sporting Lisbonës, teksa ai ka zhvilluar 47 paraqitjë në të gjitha garat këtë edicion.

22-vjeçari iu bashkua klubit portugez në verën e vitit 2021 për shumën e 5 milionë eurove nga ekipi i Famalicaos.

Ugarte që tani po luan sezonin e tij të dytë me fanellën e Sportingut numëron 85 paraqitje për klubin që prej se iu bashkua atyre, dhe 8 me kombëtaren e Uruguajit.

Për të interesim të madh kanë shfaqur edhe disa klube tjera në Premier League si Liverpool e Newcastle por që besohet se momentalisht ato janë të fokusuara në objektiva të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.