Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea i bashkohet garës për Bastonin

Gazeta10
30 March 2023 - 16:59

Klubi londinez, Chelsea i bashkohet garës për nënshkrimin e mbrojtësit italian, Alessanndro Bastoni.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar pritet të largohet gjatë verës së këtij viti, ndërsa për të i interesuar është edhe Tottenham.

Bastoni nuk ka rënë dakord për ta vazhduar kontratën me Interin, mirëpo bisedimet mes klubit dhe lojtarit ende nuk kanë përfunduar.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur edhe disa klube nga ligat spanjolle dhe angleze.

Këtë sezon, qendërmbrojtësi është paraqitur në 30 ndeshje me fanelën kaltërezi, ndërkaq ka kontribuar edhe në 5 gola, duke asistuar në 5 raste.

Reprezentuesi i Italisë pjesë e Interit është prej vitit 2019, ndërsa ka kontratë me klubin italian deri më 30 qershor të vitit 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.