Sport

Chelsea mban takimin e parë me Julian Nagelsmann

Gazeta10
16 Prill 2023 - 20:21

Chelsea thuhet se ka mbajtur takimin e parë me Julian Nagelsmann teksa ata janë në kërkim të një menaxheri të ri për sezonin e ardhshëm.

 “Blutë e Londrës” janë duke u munduar të bëjnë një listë të ngushtë sa i përket menaxherëve potencial që do të zëvendësojnë Frank Lampard, i cili u emërua si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Nagelsmann është njëri prej objektivave për këtë pozitë me “The Times” që ka raportuar se drejtorët sportiv të Chelseat, Paul Winstanley dhe Laurence Stewart janë takuar me gjermanin të enjten.

Nagelsmann momentalisht nuk është duke udhëhequr ndonjë ekip prej se u shkarkua nga Bayern Munich.

 35-vjeçari konsiderohet njëri ndër trajnerët më të mirë në Europë, dhe po konsiderohet si profili i duhur për postin e trajnerit.

Sidoqoftë, gjermani nuk është kandidati i vetëm për këtë pozitë. Klubi ka mbajtur bisedime edhe me ish-trajnerin e Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique para se të emërojne Frank Lampardin, ndërsa ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, Luciano Spalleti, dhe Ruben Amorim i Sporting Lisbonës janë gjithashtu në listën e ngushtë të Todd Boehly.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.