
Alejandro Garncho do të largohet nga Manchester United, por jo edhe nga Premierliga.
Anësori argjentinas është shumë pranë kalimit te Chelsea, me marrëveshjen që pritet të finalizohet gjatë ditëve në vijim.
Trajneri i United, Ruben Amorim nuk e ka pasur Garnachon në planet e tij dhe i ka bërë të ditur se duhet të kërkojë një klub të ri.
21-vjeçari që nga fillimi e donte kalimin vetëm te Chelsea dhe gjatë orëve të fundit ka refuzuar një ofertë nga Bayern Munich.
Përveç Garnachos, Chelsea po punon edhe në transferimin e Xavi Simons nga RB Leipzig.