
Sulmuesi spanjoll, Nico Williams në afatin kalimtar veror pritet të ndërrojë ambient.
Forma e mirë e Williams ka rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha evropiane të cilat e duan transferimin e tij.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar është Chelsea.
“Blutë e Londrës” po çalojnë shumë në fazën ofanzive këtë edicion dhe në verë do t’i japin prioritet përforcimit të këtij reparti.
Nico rinovoi kontratën me Bilbaon në dhjetor të vitit të kaluar, teksa klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro, shifër kjo që Chelsea është e gatshme ta paguajë.
21-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 27 paraqitje këtë edicion em klubin bask në të gjitha garat.
Williams ka luajtur rol kyç për Bilbaon këtë edicion që është në finale të Kupës së Mbretit dhe po lufton është për top katërshen në La Liga.
Përveç Williamsit, Chelsea është duke synuar transferimin edhe të dy sulmuesve të tjerë, Victor Osimhenit të Napolin dhe Benjamin Seskos të Leipzigut.