Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea synon transferimin e Fermin Lopez

Gazeta10
27 August 2025 - 11:02

Chelsea i ka hedhur sytë nga mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez në përfundimtar të afatit kalimtar.

 

“Blutë e Londrës” janë në kërkim të një mesfushori ofanziv dhe në listën e dëshirave të Enzo Marescas është edhe Lopez.

 

Raportohet se edhe 22-vjeçari është duke e konsideruar një kalim të mundshëm në “Stamford Bridge” në kushtet janë të favorshme.

 

Chelsea planifikon t’i dërgojë Barcelonës një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurove për mesfushorin në orët në vazhdim.

 

Barcelona në anën tjetër raportohet se nuk do ta pranojë asnjë ofertë nën 70 milionë euro.

 

Hansi Flick e sheh lojtarin si pjesë të rëndësishme të projektit, por situate financiare e klubit katalan mund të ndikojë që Fermin të ndërrojë ambient.

 

22-vjeçari ka kaluar në të gjitha grupmoshat e reja të Barcelonës, ndërsa u promovua në ekipin e parë gjatë vitit 2023.

 

Ai ka kontratë me “Blaugranët” deri në qershor të vitit 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

 

Në total me Barcelonën ai ka zhvilluar 89 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.