Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin evropian

Gazeta10
24 January 2023 - 22:24

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Chollet përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Chollet ka thënë se gjatë bisedës me Kurtin kanë folur edhe për themelimin e Asociacionit dhe kthimin e serbëve në institucione.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre.”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.