Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Chollet në takim me gazetarët kosovarë: Asociacioni, çështje urgjente

Gazeta10
11 January 2023 - 19:21

Njeriu i dytë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe njëherësh këshillatar i lartë Derek Chollet ka bërë thirrje se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është çështje urgjente.

Siç mëson Gazeta10, në një takim me një grup të gazetarëve kosovarë të cilin e ka rezalizuar bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Chollet ka deklaruar se SHBA-të në asnjë formë nuk e mbështesin një Republika Srbska të re, kur ka folur për formimin e Asociaiconit.

Nga ana tjetër, Escobar ka deklaruar se Asociacioni është obligim ndërkombëtarë dhe asnjë palë nuk mund të ikë nga obligimi.

Escobar dhe Chollet po ashtu kanë deklaruar se kanë pasur takime të frytshme në Prishtinë, dhe shpresojnë që marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të arrihet së shpejti.

Chollet ka dekluaar se Asociacioni duhet të bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e vitit 2015.

Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë./Gazeta10

LAJM NË ZHVILLIM…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.