Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Chollet s’deklarohet për media as pas takimit me Kurtin

Gazeta10
11 January 2023 - 16:18

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet u largua nga ndërtesa e qeverisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media.

Ai zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Chollet, sot takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.