Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Christian Mba largohet nga Trepça ’89, karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri

Gazeta10
22 January 2023 - 13:04

Partizani nxiton për të zëvendësuar Xhuljano Skukën, teksa menjëherë ka arritur marrëveshjen me klubin e Trepca 89′-të për tranferimin e Christian Mba.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asist në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Megjithatë, drejtuesit e Partizanit kanë menduar që të investojnë, duke negociuar me klubin dardan për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar drejt Abissnet Superiores.

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të.

Klubi i Partizanit po negocion për çmimin e lojtarit, ndërsa mësohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.