
Imri Ahmeti kandidati për kryetar të Lipjanit nga rradhët e LDK-së në emisionin “Politiko” ka shpalosur planin e ri për Lipjanin.
Ai ka thënë se do të ndërtojnë stadiumin, çerdhe dhe shkolla të reja në komunën e Lipjanit, raporton Gazeta10.
“Do ta bëjmë ndërtimin e një shkolle të re në Lipjan dhe rinovimi i shkollës ‘Vëllëzërit Frashëri’ , ndërtimi i një çerdhe, hapja e disa rrugëve të reja, në shkolla gjithashtu do të jetë edhe paisje digjitale ku do t’i shfrytëzojnë nxënësit, do të ndërtohet stadiumi i futbollit”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10