
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani në emisionin “Adresa” ka treguar se kur ka qenë komunikimi i fundit me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ai gjatë emisionit tha se me Sami Lushtakun nuk ka komunikuar asnjëherë sepse nuk kanë interesa të përbashkëta, raorton Gazeta10.
“Me zotëriun Lushtaku nuk kemi komunikuar ndonjëherë përveq tentimeve të tij për të më kërcënuar dhe për të më shantazhuar, sepse në Kuvend Komunal nuk vjen Lushtaku ndërsa në jetën private mua dhe zotëriun Lushtaku nuk na lidh ndonjë gjë sepse ai përfaqëson krimin korrupsionin dhe zhvatjen në Kosovë”, tha ai në Kanal10.
Mehani tregon se përmes njerëzve që i ka dërguar Sami Lushtaku ka tentuar ta frikësojë.
“Ka raste kur ka dërguar njerëz për të më frikësuar por edhe vet ai ma ka pre rrugën e më ka kërcënuar edhe live”, tha kryetari i VV-së në Skenderaj.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10