
Pas humbjes së sotme të Kosovës në Vjenë, Austria e ka marrë kreun e grupit 3 në Ligën e Kombeve B.
Austria tani ka gjashtë pikë të arkëtuara dhe renditet në vendin e parë, me golaverazh +4, pasi fitoi edhe ndeshjen e parë ndaj Izraelit me rezultat identik.
Kosova mbetet në vendin e dytë me tri pikë dhe golaverazh -1, pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë.
Irlanda është e treta me tri pikë, por me golaverazh -1, ndërsa Izraeli mbyll grupin me zero pikë, aktualisht, pasi në mbrëmje këto dy ekipe takohen mes vete.
Kosova tani do të ketë pak kohë për t’u rikuperuar, pasi ndeshja e radhës e pret më 1 tetor.
“Dardanët” do të përballen me Izraelin në udhëtim, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:45.
Katër ditë më vonë, më 4 tetor, Kosova do ta presë Austrinë në shtëpi, në ndeshjen që nis në orën 18:00.
Kosova tani do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet në Debreceni të Hungarisë, për ta ruajtur pozitën në grup dhe për të luftuar për ngjitjen në nivelin e ardhshëm.