Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë

Gazeta10
04 July 2024 - 16:33

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin e pavarësisë së tyre.

Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Amerika nuk është vetëm e madhe, e fuqishme dhe e pasur, por është e mirë sepse amerikanët janë të mirë.

Postimi:

Ripostim me shkas!

Urime 4 korriku ❤️🇺🇸❤️

Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo.

Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë.

E dje e ndjenë edhe nipat e mi.

Derisa Arbëri e Dielli po drekonin me prindërit e tyre, vijnë në piceri edhe një grup oficerësh amerikan. Dielli e Arbëri, të fascionuar nga prania e tyre, i përshëndesin dhe i falenderojnë.

E një ushtarë nga Texasi, i cili është larg familjes së tij në mënyrë që ne të jemi të sigurtë, vendos ta falenderoj Arbërin e Diellin duke u vizatuar nga një karikaturë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.