Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çitaku: Çka ka, çka s’ka, s’ka njohje ka Asociacion

Gazeta10
17 January 2023 - 15:11

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa tema, raporton Gazeta10.

Duke folur për skandalin Berishaj, Çitaku ka thënë se të dhënat e publikuara duhet të jenë alarm për institucionet ndërkombëtare.

“Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do të ketë njohje por do të ketë Asociacion, duke thënë se Kurti e ka degraduar procesin e dialogut.

“Çka ka çka s’ka, s’ka njohje, ka Asociacion. Kryeministri Kurti e ka degraduar procesin e dialogut”, ka thënë më tej Çitaku. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.