Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Demokratë e republikanë, në momente kritike e kanë ndihmuar Kosovën

Gazeta10
06 November 2024 - 12:15

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar Kosovën çdo herë.

Kështu ajo u deklarua kur e uroi Donald Trump për fitoren e tij si president i radhës për ShBA-në.

“ShBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump. Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë”.

“Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka thënë Çitaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.