
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka quajtur amatera të rrezikshëm udhëheqësit e shtetit, raporton Gazeta10.
Çitaku ka thënë se betejave që nuk ke dije, guxim dhe vendosmëri për të ju shkuar deri në fund, nuk duhet t’ia nisësh fare.
“Udhëheqja nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar më tej Çitaku.
Këtu keni postimin e plotë:
“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare.
Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10