Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku ironizon me propozimin e ri për targat: Kanë me ua thirrë prindërit a qysh?

Gazeta10
28 October 2022 - 19:36

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas propozimit të ri të Qeverisë Kurti për vendimin për targat.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me këtë propozim, teksa i ka thënë Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që të mos humbë kohë me targa, transmeton Gazeta10.

“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh? Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar Çitaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.