Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku pas deklaratës së Escobarit: Me SHBA-në jo, me kë po koordinohet Albin Kurti?

Gazeta10
13 March 2024 - 9:35

Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se kanë probleme në komunikim me kryeministrin Kurti, jo vetëm SHBA, por edhe NATO-ja e BE-ja e duke përmendur këtu edhe Shqipërinë.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Derisa ka cituar deklaratën e Escobarit ka shtruar një pyetje.

“Pyetja është me kë po koordinohet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne”, ka shkruar Çitaku.

Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.