
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd ku u mbajt “Asambleja gjithë-serbe”.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të mendësisë që Serbia nuk e ka ndryshuar asnjëherë dhe shton se detyrë e lidershipit në Kosovë është të mos bie në grackat e kësaj balte.
Ajo tutje thotë se Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli.
Postimi i saj:
Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!
“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.
E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.
Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.
Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët. /Gazeta10/