Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City barazon me Leipzigun, Interi triumfon në fund kundër Portos

Gazeta10
22 February 2023 - 22:57

Kanë pëfunduar dy ndeshjet e fundit të kësaj jave në kundër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku Manchester City ka barazuar kundër Leipzigut me shifrat 1-1, ndërsa Interi ka arritur fitore minimale kundër Portos me rezultat 1-0.

Në ndeshjen e luajtur në “Red Bull Arena”, City nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër RB Leipzigut.

Serinë e golave në këtë ballafaqim e hapi sulmuesi algjerian, Riyad Mahrez në pjesën e parë.

Leipzigu mori iniciativën në pjesën e dytë dhe arriti të barazoj rezultatin në minutën e 70-të me anë të Josko Gvardiol.

Në anën tjetër, Interi ka arritur fitore në minutat e fundit kundër Portos.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 86-të të ndeshjes.

Ndeshjet e kthimit të këtyre dy përballjeve luhen më 14 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.