Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City dhe Reali sonte synojnë finalen e madhe të Stambollit

Gazeta10
17 May 2023 - 16:07

Manchester City dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte biletën e dytë që çon në finale të Ligës së Kampionëve pasi atë të parë e preu mbrëmë Interi.

Skuadrat luajtën baras 1:1 në duelin e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Kevin de Bruyne e nivelizoi rezultatin pasi paraprakisht kishte realizuar Vinicius Junior.

E tash, “Citizens” do të bëjnë çmos për ta siguruar finalen e dytë të Championsit në histori të tyre.

Erling Haaland me shokë sonte do të tentojnë finalen dhe për të shkruar historinë këtë edicioni, për ta fituar këtë kompeticion për herë të parë në histori.

Pep Guardiola synon ta dërgojë në “Etihad Stadium” trofeun e Championsit pas dominimit absolut në vitet e fundit në Premierligë.

Nga ana tjetër, “Los Blancos” do të mundohen ta shfrytëzojnë përvojën e tyre për të shkuar në finale për herë të dytë radhazi.

Të drejtuar nga Vinicius dhe Benzema, ekipi i Carlo Ancelottit shkon me optimizëm në Angli ndonëse kundërshtari shihet si favorit për të shkuar në finale.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.